
FOTO/ Monumenti antik “Muret e Portës” propozohet në listën e 7 ...
30 Shtator, 20:16Fokus
Një vatër e madhe zjarri ka shpërthyer sot në malet e fshatit Koçaj të njësisë administrative Fushë-Bulqizë, duke djegur sipërfaqe të mëdha.
Zjarri ka rënë në malin e quajtur "Livadhet e Karajt" dhe është përhapur me shpejtësi për shkak të erës së fortë.
Disa dhjetra hektarë pyje dhe kullota janë djegur, ndërsa ndërhyrja bëhet e vështirë për shkak të terrenit të thyer.
Policia ka nisur hetimet pasi dyshohet për zjarrvënie të qëllimshme.