Zhduket shqiptari në Greqi, mbi 10 ditë asnjë kontakt me të afërmit (EMRI+FOTO)

2 September 2022, 15:42Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Zhduket shqiptari në Greqi, mbi 10 ditë asnjë kontakt me të
Ramadan Gremshi

Një shqiptar është denoncuar i zhdukur në Greqi dhe ka humbur kontaktet me familjarët prej më shumë se 10 ditësh. Bëhet fjalë për 52-vjeçarin Ramadan Gremshi.

Ai është larguar nga banesa e tij në Agioi Anargyrou të Atikës që më 22 Gusht dhe nuk është kthyer më, teksa të afërmit e tij kanë bërë denoncimin më 31 Gusht.

Sipas autoriteteve greke, Ramadan Gremshi ka sy të gjelbër, është 1.60 m i gjatë dhe me peshë normale.

Autoritet fqinje kanë kërkuar dhe ndihmën e qytetarëve për gjetjen e Gremshit, teksa për të gjithë ata që dinë diçka, mund të kontaktojnë shërbimin Silver Alert, 24 orë në Linjën Kombëtare SOS 1065 dhe Policinë.

Zhduket shqiptari në Greqi, mbi 10 ditë asnjë kontakt me të


Video