Protestat nxjerrin në pah krizën te Trauma, sallat e operacionit...
15 October, 18:35Fokus

Ismet Çekorja, 58-vjeç babai i Bajram Çekores i akuzuar për atentatin ndaj Alban Bruçit në 25 gusht, është ekzekutuar me armë zjarri në lagjen Kiras të Shkodrës. Bajram Çekorja është shpallur në kërkim bashkë me Tornato Fushën për atentatin ndaj Alban Bruçit.
Tre ditë më parë ai doli në një intervistë për mediat, duke shfajësuar të birin lidhur me atentatin e bërë ndaj Alban Bruçit. Sipas tij i biri nuk kishte asnjë lidhje me ngjarjen.
VoxNews sjell pamjet nga lagjia 'Kiras', aty ku humbi jetën Çekorja. Vrasja ka ndodhur pranë ish-shkollës veterinare në Shkodër.