Arrest me burg për bosin e monedhave virtuale, Ozer: Mos më ekstradoni në Turqi, më rrezikohet jeta

2 September 2022, 11:52Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Arrest me burg për bosin e monedhave virtuale, Ozer: Mos më ekstradoni
Faruk Ozer

Ditën e sotme ka dalë para trupës gjykuese bosi i monedhave virtuale, Faruk Ozer. Ai ka kërkuar nga autoritetet vendase që të mos e ekstradojnë pasi ka frikë për jetën e tij. Duke e cilësuar të gjithë këtë si sulm politik, Ozer tha se i rrezikohet jeta në Turqi. 

“Ndaj meje është sulm politik. Mos më ekstradoni, më rrezikohet jeta në Turqi”, kështu ka thënë bosi turk i kriptomonedhave në seancën gjyqësore që po mbahet në Elbasan, ku do të njihet me masën e sigurisë. Gjykata e Elbasanit ka dhënë masën e sigurisë “arrest me burg” me qëllimin ekstradimin drejt Turqisë për shtetasi turk Faruk Fatih Ozër.

Pala mbrojtëse kërkoi “detyrim me paraqitje” por Gjykata vendosi të ligjshëm arrestimin e 28-vjeçarit me qëllim për ta ekstraduar drejt Turqisë. Kujtojmë që Ozër u arratis nga Turqia duke mashtruar dhjetëra mijëra turq, të cilët kishin investuar paratë e tyre në monedhën virtuale turke “Thodex”, ndërsa ai ishte parë të qarkullonte edhe në vendin tonë.


Video