Inspektoi termocentralin bërthamor në Ukrainë, eksperti perëndimor: Është shkelur integriteti!

2 September 2022, 09:06Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Inspektoi termocentralin bërthamor në Ukrainë, eksperti
Kreu i Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike

Kreu i Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike (IAEA), është shprehur i shqetësuar për situatën në termocentralin bërthamor në Zarpozhzhia, Ukrainë.

Ai ka thënë për mediet se “integriteti fizik” i termocentralit është shkelur.

Rafael Grossi udhëhoqi një ekip inspektorësh në uzinën e kontrolluar nga Rusia që është bombarduar shpesh javët e fundit, duke rritur frikën për një incident bërthamor, shkruan The Guardian.

“Është e qartë se impianti dhe integriteti fizik i uzinës është shkelur disa herë”, u tha Grossi gazetarëve pasi u kthye me një pjesë të ekipit të tij në zonën e kontrolluar nga ukrainas të enjten.

“Kam qenë i shqetësuar, shqetësohem dhe do të vazhdoj të jem i shqetësuar për fabrikën”, tha kreu i Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike.


Video