Hoteli i Hysenbelliut kishte ndërtuar pishinë mbi plazhin publik, IKMT e shemb

2 September 2022, 09:57Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Hoteli i Hysenbelliut kishte ndërtuar pishinë mbi plazhin publik, IKMT
Biznesmeni, Irfan Hysenbelliu

Inspektorë të Inspektoratit të Mbrojtjes së territorit mëngjesin e sotëm kanë hyrë pranë ambienteve të “Prestigje Resort” në plazhin e Golemit, për të kryer shembjen e pishinës.

IKMT do të kryejë prishjen e pishinës të vendosur në resort. I gjithë ambienti i jashtëm, në pronësi të Irfan Hysenbelliut është mbushur me forca të shumta policie dhe punonjës të resortit e përfaqësues të saj.

Në zonë kanë mbërritur edhe fadromat të cilat janë gati për të kryer prishjen e ambientit të pishinës.

Ka pasur një diskutim dhe është kërkuar nga përfaqësuesi ligjor i “Hysenbelliu Group” që të vendoset në dispozicion leja, por kjo nuk është bërë nga IKMT. Tashmë fadromat e IKMT-së kanë nisur shembjen e murin të jashtëm para pishinës.

 


Video