Ylli Manjani: Shteti shqiptar i prezumon qytetarët e tij mafiozë e trafikantë

9 Tetor 2025, 12:42Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Ylli Manjani

Ylli Manjani, ka reaguar ndaj mënyrës se si, sipas tij, funksionon shteti shqiptar në raport me qytetarët.

Në një reagim në rrjete sociale, Manjani shprehet se shqiptarët jetojnë në vendin e tyre “me barrën e provës mbi supe”, ndërsa shteti i trajton si të dyshuar për krime e korrupsion që në nisje.

Reagimi i plotë:

Shqiptarët jetojnë në shtetin e tyre me barrën e provës me vete.

Shteti, me ligjet e shkruara të tij, i prezumon ata mafiozë; trafikantë droge; fallsifikatorë; burgaxhinj; të dënuar për jetë.

Doni fakte?

Urdhoni:

1. Nëse je zyrtar shteti gjykohesh me ligjin antimafia. Të prezumojnë të korruptuar e mafioz.

2. Nëse je deputet ose i zgjedhur ke barrën të provosh se ske qenë ndonjëherë i dënuar, sepse prezumohesh i padekriminalizuar.

3. Nëse je biznesmen, veçanërisht ndërtues prezumohesh se je trafikant dhe rëndom pastrues parash.

4. Nëse ke qenë emigrant dhe e ke ardhur në Shqipëri për të punuar, prezumojesh se je drogaxhi.

5. Nëse je gjykatës apo prokuror, prezumohesh maskara e hajdut.

6. Të jesh pronar prezumohesh hajdut e fallsifikator. Të duhet mund e pare përveç barrës së provës që të kalosh nga ish pronar në pronar.

7. Të jesh pensionist, duhet të gjesh vetë vitet e kontributeve në gjyqe të stërzgjatura.

Këto prezumime janë sipas ligjit të shkruar.

Ec e jeto në këtë vend po deshe!

-----

*Për ata që se dinë, prezumim do të thotë të quhesh siç të thonë deri sa ti të provosh të kundërtën.

Një gjë e them me bindje të plotë:

Asnjë shtet nuk i trajton shtetasit e vet në këtë farë feje.


Video