Mbyllet seanca, Kuvendi miraton pa debat 4 rezolutat e rendit të ditës

9 Tetor 2025, 12:26Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Kuvendi i Shqipërisë

Është mbyllur seanca plenare e kësaj të enjteje, ku më herët ministri Niko Peleshi kaloi për votim katër raporte të institucioneve, sipas një propozimi të ardhur nga kreu i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla.

U votua me 76 vota pro dhe 2 kundër raporti “Për vlerësimin e veprimtarisë së Autoritetit të Komunikimeve Elektronike dhe Postare (AKEP)”.

Me 76 vota pro dhe 0 kundër kaloi edhe raporti “Për vlerësimin e veprimtarisë së Komisionerit për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale (KDIMDP) për vitin 2024”.

Po me 76 vota pro u miratuan edhe raportet e Entit Rregullator të Energjisë (ERE) dhe Entit Rregullator të Ujit (ERRU) për vitin 2024.

Ndërkohë, raporti “Për vlerësimin e veprimtarisë së Entit Rregullator të Ujit për vitin 2024” kaloi me 74 vota pro dhe 1 kundër.

Gjatë procesit të votimit, deputetët e opozitës protestuan në sallë duke u çuar në këmbë.


Video