Xhaxhai vrau nipin, skafi "masakroi" Jonadën; pushimet "e zeza" të emigrantëve shqiptarë, fati tragjik i fëmijëve të tyre

13 August 2022, 14:12Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Xhaxhai vrau nipin, skafi "masakroi" Jonadën; pushimet "e
Familja e 10-vjeçarit dhe Jonada Avdia

Brenda pak kohësh në vendin tonë u regjistruan dy ngjarje tragjike, ku viktima mbetën fëmijët e emigrantëve shqiptarë që ishin kthyer në atdhe për pushime.

Mesditën e 2 Gushtit, skafi i drejtuar nga komisari Arjan Tase përplasje për vdekje 7-vjeçaren Jonada Avdia, e cila u masakrua nga helikat e skafit. Ajo ndodhej në breg të detit së bashku me babain në plazhin e Potamit të Himarë.

Familja Avdia me origjinë nga Tropoja jetonte dhe punonte prej vitesh në Britani, teksa kishin ardhur për pushime në Shqipëri. Vogëlushja po prehet në varrezat e Sharrës në kryeqytet.

Ndërkohë, një tjetër ngjarje tragjike u regjistrua pak ditë më parë edhe në Shkodër, ku  68-vjeçari Vlash Jakaj vrau nipin e tij 10-vjeçar duke pastruar çiften. I mituri ishte me pushime me familjen e tij në vendlindje, me prindërit dhe vëllain e madh, pasi ata jetonin dhe punonin prej vitesh në qytetitn e Serravalle Pistoiese në Pistoa.

Trupi i vogëlushit është kthyer në Casalguidi ditën e djeshme, ndërsa të hënën do të bëhet edhe varrimi i tij në Pistoia.

Pushimet verore për familjet Avdia dhe Jakak përfunduan në tragjedi, pasi humbën fëmijët e tyre.


Video