A është profesionale dhe e aftë kjo polici, për protesta të dhun...
16 October, 18:54Fokus
Një aksident automobilistik është regjistruar këtë të shtunë në Tiranë.
Policia njofton se një shtetas ende i paidentifikuar dyshohet se duke drejtuar mjetin, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e tij, për pasojë mjeti ka dalë nga rruga dhe ka rënë në lumin e Lanës.
Ngjarja ka ndodhur në orët e para të mëngjesit, në afërsi të Brrylit. Pas aksidentit, drejtuesi i mjetit është larguar nga vendi i ngjarjes.
Grupi hetimor po vijon punën për identifikimin dhe kapjen e tij dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes.