"Kripa nga deti në faturë", 32 mijë lekë një shishe birre në Dhërmi

13 August 2022, 08:46Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
"Kripa nga deti në faturë", 32 mijë lekë një
Dhërmiu

Gjatë stinës së verës, pothuajse çdo ditë qarkullojnë në rrjet fatura të ndryshme ku denoncojnë çmimet e larta në restorantet dhe hotelet e plazheve të jugut. Gjithsesi, nuk ka reagim, çmimet vazhdojnë po të njëjta, madje edhe më larta.

Së fundmi, në rrjet po qarkullon një faturë e një restoranti në Dhërmi me çmime marramendëse.

Një shishe birre është 32 mijë lekë të vjetra dhe një shishe uji e vogël është 5 mijë lekë të vjetra. Edhe pse klienti ka marrë një nga birrat më të mira, sërish çmimi i saj në restorantin e Dhërmiut është "stratosferik".

"Kripa nga deti në faturë", 32 mijë lekë një


Video