I vihet tritoli gjatë natës një kamioni në Vlorë

13 August 2022, 07:56Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
I vihet tritoli gjatë natës një kamioni në Vlorë
Foto ilustruese

Një shpërthim me tritol është regjistruar natën e kaluar në Vlorë. Autoritet njoftojnë se i është vënë lëndë plasëse një kamion të parkuar në pronësi të 53-vjeçarit me iniciale A.C.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 23:30, në fshatin Tragjas të Orikumit. Si pasojë e shpërthimit ka patur vetëm dëme të vogla materiale

Grupi hetimor vijon veprimet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit


Video