Skafet lëvizin sërish pranë fëmijëve në vendin ku u vra Jonada 7-vjeçare (VIDEO)

12 August 2022, 18:56Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Skafet lëvizin sërish pranë fëmijëve në vendin ku
Sot në plazhin e Potamit, aty ku ndodhi tragjedia e Jonadës. Skafet vijojnë të lundrojnë shumë afër fëmijëve.

Nuk ka zgjatur shumë zhurma e aksionit të policisë për largimin e mjeteve lundruese pranë bregut të detit. Aksioni i vrullshëm nisi pas ngjarjes së rëndë në plazhin e Potamit në Himarë, ku humbi jetën 7- vjeçarja Jonada Avdia, e cila u përplas nga skafi i policit Arjan Tase. Po gjithçka duket se është rikthyer nga e para.

Emisioni investigativ “Piranjat” kanë publikuar një video ku shihet se si një tjetër skaf ndodhet pikërisht në të njëjtin vend ku edhe u vra Jonada.

Siç shihet edhe në video skafi i mbushur plot me njerëz, ndodhet në breg të detit dhe lëviz i pashqetësuar edhe pse aty pranë janë fëmijë dhe dhjetëra qytetarë që po lahen në det.

 


Video