Plagoset me armë zjarri punonjësi i IMT në Tiranë (Emri)

12 August 2022, 18:00Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Plagoset me armë zjarri punonjësi i IMT në Tiranë (Emri)
Foto ilustruese

Një punonjës i Inspektoratit të Mbrojtjes së Territorit është plagosur me armë zjarri në Tiranë.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 17:30, në kryqëzimin e rrugëve “Todi Shkurti” me rrugën “Kristaq Capo” në Tiranë, ku shtetasi Qani Muça ka plagosur me armë zjarri në bark, punonjësin e Inspektoriatit të Mbrojtjes së Territorit, Ilirjan Gavellin rreth 50 vjeç.

Sipas informacioneve paraprake, bëhet e ditur se punonjësi i IMT-së, Gavelli sapo kishte përfunduar zbatimin e një vendimi.

Mësohet se i plagosuri është dërguar në spital dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Autori është kapur nga shërbimet e Policisë.


Video