Policia kufitare e Vlorës, gjatë patrullimit në plazhin e Dhërmiut, ka konstatuar duke lundruar, në një zonë të kufizuar për ushtrimin e aktivitetit të turizmit detar, një mjet lundrues tip “Yaht”, që paraqiste rrezikshmeri për pushuesit.
Pas konstatimit, shërbimet e Policisë kanë bërë ndalimin e drejtuesit dhe shoqërimi i tij, bashkë me mjetin lundrues, në PKK Himarë.
Autoritet njoftojnë se kapiteni i mjetit lundrues, shtetasi D. J., 46 vjeç, lindur dhe banues në Kotorr, Mali i Zi, u ndëshkua me masë administrative 100.000 lekë të rinj, si dhe iu bllokua mjeti lundrues, për 5 ditë.
Gjithashtu, në vijim të kontrolleve, janë ndëshkuar me masë administrative 10.000 lekë të rinj secili, 3 kapitenë të mjeteve lundruese tip gomone, njëri prej tyre për mungesë dokumentacioni (në bord) dhe 2 për tejkalim të kapacitetit të personave të lejuar në bord.