Ervis Martinajn e kanë rrëmbyer? Pas denoncimit të xhaxhait, policia e Laçit nis hetimet

12 August 2022, 11:41Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Ervis Martinajn e kanë rrëmbyer? Pas denoncimit të xhaxhait,

Detaje të reja kanë dalë pas denoncimit nga familja e Ervis Martinajt ka alarmuar policinë e Laçit se ka humbur kontaktet me 40-vjeçarin, i shumëkërkuar nga policia

Prokuroria e Kurbinit është duke hetuar për akuzën e rrëmbimit, për të shumëkërkuarin Ervis Martinaj, pas kallëzimit që bëri xhaxhai i tij për humbjen e kontakteve prej 3 ditësh me nipin.

BW shkruan se dyshimet për rrëmbim janë referuar nga Policia e Lezhës. Në këtë mënyrë prokuroria ka mundësi të kryejë veprime hetimore, pasi në rastin e një të shumëkërkuari nuk ka largim nga banesa. Në rastin konkret policia veç kallëzimit të xhaxhait Faik Martinaj nuk ka prova të tjera në lidhje me ngjarjen.


Video