Gjendet e vdekur në oborr 29-vjeçarja në Durrës, dyshohet se...

12 August 2022, 08:58Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Gjendet e vdekur në oborr 29-vjeçarja në Durrës, dyshohet

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Durrës.Një 29-vjeçare, e cila dyshohet se ka rënë në kontakt me rrymën elektrike është gjetur pa shenja jete.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 07:30 në lagjen nr.14 në Durrës. S.H, 29 vjeç u gjet nga familjarët në oborrin e shtëpisë pa shenja jete.

Burime policore bëjnë me dije se e reja dyshohet se ka humbur jetën si pasojë e rënies në kontakt me rrymën elektrike. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes


Video