41-vjeçari ia fut vetes me thikë pa zbardhur mirë dita në Fier, çfarë ndodhi

13 August 2022, 08:55Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
41-vjeçari ia fut vetes me thikë pa zbardhur mirë dita në
Foto ilustruese

Një person ka goditur veten me mjet prerës mëngjesin e sotëm në Fier dhe për pasojë ka mbetur i plagosur. Bëhet fjalë për shtetasin me iniciale E. N., 41 vjeç.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 05:40 në fshatin Radostinë. Ai është dërguar menjëherë në spital nga familjarët dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve jashtë rrezikut për jetën.

Dyshohet se 41-vjeçari e ka kryer aktin e rëndë në gjendje depresioni. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.


Video