Vritet me plumb në kokë shqiptari në Maqedoninë e Veriut, në derën e shtëpisë (Foto)

18 September 2022, 08:54Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Vritet me plumb në kokë shqiptari në Maqedoninë e Veriut,\

Një 28-vjeçar është vrarë mbrëmë në Gostivar të Maqedonisë së Veriut. Sipas mediave lokale ngjarja ka ndodhur në pjesën qendrore të qytetit dhe i riu është qëlluar me armë zjarri. Siç raportohet, 28-vjeçari që ka humbur jetën quhet G.A. I riu është qëlluar me armë në kokë para shtëpisë së tij, policia vendase po heton shkaqet e ngjarjes së rëndë.

“Sonte (17-shtator) rreth orës 19:40 në SPB -Tetovës është raportuar se në Spitalin e Gostivarit “Ferid Murad” është sjellë 28-vjeçari G.A. nga Gostivari, i cili ka qenë i lënduar me një plagë hyrëse-dalëse me armë zjarri në kokë. Atij i është dhënë ndihma mjekësore, por i njëjti iu nënshtrua plagëve të marra. Po merren masa për zbardhjen e rastit”, njoftoi policia

 



Video