Të shtëna me armë zjarri në Mirditë, në kërkim autori

17 September 2022, 19:15Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Të shtëna me armë zjarri në Mirditë, në
Foto ilustruese

Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar pasditen e së martës në zonën e Mirditës.

Sipas të dhënave të policisë, ngjarja ka ndodhur në fshatin Klos, ku shtetasi K. Gj. pas një konflikti me shtetasin P. P. dyshohet se ka qëlluar me armë zjarri.

Shërbimet e Policisë kanë shoqëruar shtetasin P. P. për tu marrë në pyetje në lidhje me rrethanat e ngjarjes.

Shtetasi K. Gj. është shpallur në kërkim dhe vijon kontrolli i zonës nga shërbimet e Policisë dhe dy grupe të FNSh-së me qëllim kapjen e tij.

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, vijon veprimet hetimore  me qëllim zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.


Video