“Mbi 1 milion vjet”, NASA publikon pamje satelitore: Liqeni i Ohrit dhe i Prespës, më të lashtët në botë

17 September 2022, 21:32Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
“Mbi 1 milion vjet”, NASA publikon pamje satelitore: Liqeni i Ohrit
NASA publikon pamje satelitore: Liqeni i Ohrit dhe i Prespës, më të lashtët në botë

NASA ka publikuar sot pamje satelitore nga liqeni i Ohrit dhe ai i Prespës, teksa i cilëson si dy nga liqenet më të lashta në botë, me karakteristika dhe veçori unike.

Liqeni i Ohrit dhe Liqeni i Prespës, dy nga liqenet më të vjetër të Evropës, shtrihen në një zonë malore përgjatë kufijve të Maqedonisë së Veriut, Shqipërisë dhe Greqisë. Liqenet kanë ekzistuar për të paktën 1 milion vjet dhe ndoshta edhe më gjatë, shkruan “NASA Earth”.

Artikulli i NASA-s për dy perlat e Ballkanit

Liqeni i Ohrit dhe Liqeni i Prespës, dy nga liqenet më të lashta në Evropë, shtrihen në një zonë malore përgjatë kufijve të Maqedonisë së Veriut, Shqipërisë dhe Greqisë. Liqenet kanë ekzistuar për të paktën 1 milion vjet dhe ndoshta edhe më gjatë .

Shumica e miliona liqeneve në botë janë më pak se 18,000 vjet të vjetra dhe u formuan kur akullnajat u shkrinë në fund të Epokës së fundit të Akullnajave.

Ohri është më i madhi dhe më i thelli nga të dy, me një thellësi mesatare prej 155 metrash. Prespa ka një thellësi mesatare prej 14 metrash.

Gjeologët klasifikojnë 30 liqene në botë si më të lashta, në këtë kategori bëjnë pjesë Ohri dhe Prespa.

Në liqenin e Ohrit ndodhen 200 lloje specie  që nuk gjenden askund tjetër, këtu bëjnë pjesë kërmijtë e pazakontë, rosat dhe trofta.

Liqeni i Ohrit mbrohet nga UNESCO-s dhe në disa raste është quajtur “Galapagos Evropian” ose një muze i fosileve të gjalla për shkak të biodiversitetit të tij të jashtëzakonshëm.

Në vitin 2010, shkencëtarët e Unionit Ndërkombëtar Astronomik i dhanë emrin Ohër një liqeni në Titan.


Video