Vrau në mes të rrugës italianin, sipërmarrësi shqiptar nuk flet në gjykatë

29 March 2022, 19:51Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Vrau në mes të rrugës italianin, sipërmarrësi shqiptar

Sipërmarrësi shqiptar Ilir Leba, i akuzuar për vrasjen e italianit Tommaso Dini nuk ka pranuar të flasë për shkaqet që e çuan t’i merrte jetën në mes të rrugës 50-vjeçarit italian, natën mes të shtunës dhe të dielës.

Mediat italiane shkruajnë se mëngjesin e sotëm gjykata dha arrestin me burg për 48-vjeçarin shqiptar.

Nga hetimet e karabinierëve, rezulton se palët kishin pasur mosmarrëveshje me njëri-tjetrin, por nuk është e qartë nëse këto mosmarrëveshje u bënë shkak për vrasjen e Dinit, i cili ishte agjent imobiliar.

Mes palëve po ashtu raportohet se kishte pasur edhe një zënkë në të shkuarën. 48-vjeçari Leba e goditi atë me thikë në kraharor e këmbë.

Ngjarja e rëndë ndodhi në sheshin Piave në Scandicci, Firence. 50-vjeçari Dini vdiq të dielën, pasi ishte shtruar në spital në gjendje të rëndë.


Video