Një vit nga ndarja nga jeta e Bashkim Finos, Rama: I paharruar gjithmonë

29 March 2022, 19:35Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Një vit nga ndarja nga jeta e Bashkim Finos, Rama: I paharruar

Sot është shënuar një vit nga ndarja nga jeta e Bashkim Finos.  Kryeministri Edi Rama e ka përkujtuar politikanin dhe mikun e tij në rrjetet sociale.

“Sot 1 vit më parë në lamtumirën e mikut tonë të mirë, Bashkim Fino. I paharruar gjithmonë”, shkruan Rama.

Fino ndërroi jetën në moshën 59-vjeçare si pasojë e sëmundjes së COVID-19.

Ai ishte një nga figurat më të njohura politike.

Kulmi i karrierës së tij do të shënohej në vitin 1997, kur u zgjodh kryeministër i vendit në qeverinë e Pajtimit Kombëtar, post që do ta mbante nga muaji mars deri në korrik. Më pas, Fino mbajtui edhe disa poste ministrore.


Video