Vrasja e policit në veri të Kosovës, gjendet i vdekur agresori i katërt në Banjskë

25 September 2023, 13:39Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Vrasja e policit në veri të Kosovës, gjendet i vdekur agresori i

Edhe një sulmues i vdekur është gjetur në Banjskë, pas sulmeve të së dielës kundër Policisë së Kosovës.

Lajmin e ka konfirmuar prokurori Naim Abazi, i cili tha se gjatë kontrollit të pjesës se ku ka ndodhur rasti, është gjetur edhe një trup i vdekur i një sulmuesi.

Abazi ka deklaruar se gjithashtu është gjetur edhe një veturë e cila po ekzaminohet nga ekipet përkatëse.

Numri i sulmuesve të vrarë ka shkuar në katër.


Video