I ati vdiq gjatë sulmit në Kosovë, vajza e policit flet mes lotësh: Hyra në shtëpi e nuk të pashë...

25 Shtator 2023, 13:18Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Afrim Bunjaku

Vajza e Policit Afrim Bunjaku, ka mbajtur një fjalim për të atin, gjatë mbledhjes përkujtimore për policin që mbeti i vrarë në veri.

Në nisje të fjalës së saj, vajza nuk mundi t'i mbante lot lotët, duke krijuar pauza të herë pas hershme.

Ajo u shpreh se vendin e të atit nuk do ta zëvendësojë njeri, si dhe shtoi se është shumë krenare për babain.

"Sa vështirë e kam të shkruaj për ty babi im. Kurrë nuk e kam besuar se ikja jote na la një plagë në zemrat tona. Nuk e di si do jetoj pa ty, hyra brenda në shtëpi dhe nuk të pashë. Vendin tënd nuk e zëvendëson askush, të gjitha na mësove vetëm të jetojmë pa ty asnjëherë. Të gjithë jemi krenarë për ty, do të ndjekim rrugën tënde, me mall dhe me dhimbje"- tha vajza e Bunjakut. 

Kujtojmë se një pjesëtar i Policisë së Kosovës u vra dhe 3 u plagosën në përleshjet me një grup të armatosur në veri të vendit.

Rreshteri Bunjaku u vra në pritën që grupi i armatosur  kishte zënë herët në mëngjes në hyrje të fshatit Banjskës në Zveçan. Gjatë shkëmbimit të zjarrit u plagosën edhe 2 policë të tjerë.

Më pas grupi i armatosur prej 30 anëtarësh u vendos në manastirin e Banjskës ku për orë të tëra, gjatë gjithë ditës së dielë u shkëmbyen të shtëna me policinë.

Në mbrëmje ministri i Brendshëm i Kosovës deklaroi se tre sulmues u vranë, ndërsa gjashtë persona të tjerë, që dyshohet se ishin të lidhur me ta, u arrestuan. Gjithashtu ishin sekuestruar sasi të madhe armatimi.

Video