Protestat nxjerrin në pah krizën te Trauma, sallat e operacionit...
15 October, 18:35Fokus
Gjykata e Apelit Tiranë ka dënuar me 18 vite burg Nevaldo Hajdarajn, i cili u shpall fajtor për vrasjen e Klodian Rashës. Për shkak të gjykimit të shkurtuar, dënimi i ulet në 12 vite burg.
Avokati mbrojtës i Nevaldo Hajdarajt ka kërkuar që akuza për “Vrasje me dashje të rrëzohet” dhe klientit të tij të mos i mohohej e drejta për gjykim të shkurtuar, sepse në orët e para të 8 dhjetorit 2021 kishte qëlluar me armë zjarri në kushtet e vetëmbrojtjes.
Pasi është tërhequr për vendim, Gjykata e Apelit të Tiranës ka vendosur që ish-polici i Shqiponjave të dënohet me 18 vite burg. Nevaldo Hajdaraj ka pranuar gjykim të shkurtuar dhe 1/3 e viteve të burgut i ulet. Ai do të qëndrojë në qeli 12 vite.