Iu kërkoi shqiptarëve të ecnin në këmbë, ministrja Balluku me aksesorë 400 euro në xhaketë

15 March 2022, 20:47Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Iu kërkoi shqiptarëve të ecnin në këmbë, ministrja

Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, para disa ditësh, me ton plot me arrogancë bëri përgjegjës shqiptarët se e kanë ata fajin që nuk kursejnë.

“Ecni në këmbë dhe mos bli cigare me makinë”, iu tha ajo shqiptarëve.

E ndërsa protestat kundër rritjes së çmimeve hynë sot në ditën e shtatë, ministrja që iu kërkoi shqiptarëve kursim, vetë mban në xhaketë aksesorë që kushtojnë qindra euro.

Më shumë se rroga mesatare e një shqiptari.

Dhe luksin e saj nuk e fsheh. Aq më tepër për ironi, e shfaq para shtresave në nevojë që iu kërkon të kursejnë.

Ministrja u shfaq me kryeministrin Edi Rama në një takim me të moshuarit në Kombinat për Paketën e Rezistencës Sociale me një karficë zbukurimi në xhaketën që kushton 400 euro, siç tregojnë edhe fotot më poshtë.

Iu kërkoi shqiptarëve të ecnin në këmbë, ministrjaIu kërkoi shqiptarëve të ecnin në këmbë, ministrjaIu kërkoi shqiptarëve të ecnin në këmbë, ministrjaIu kërkoi shqiptarëve të ecnin në këmbë, ministrja



Video