
Detaje të tjera dalin nga operacioni i mëngjesit të sotëm në Itali, ku u shpërbë një grup kriminal prej 13 vetash, mes të cilëve edhe këngëtarja Elsa Lila dhe boksieri Perit Bardhi.
Sipas medieve italiane, blici i mëngjesit të sotëm pason hetimet për bandat e shpërndarjes së drogës në zonat e Torpignattara-s dhe Marranell-as.
Nga hetimet dolën në pah marrëdhëniet e ngushta mes furnitorit të këtij grupi në Torpignattara dhe një shqiptari të njohur në skenën kriminale romane për lidhjet e tij me Zogun dhe Elvis Demçen, elementë kryesorë të organizatave kriminale shqiptare aktive në Romë - veçanërisht në Zonën e Acilisë.
Bashkëpunëtorët, përsëri sipas hetimeve, kishin përdorur disa bare në zonën e Acilia për takime, për të përcaktuar strategjitë operacionale të grupit; kishin krijuar disa baza logjistike për ruajtjen e drogës, si një dhomë të madhe bodrumi, e vendosur në zonën e Torrevecchia-s, që përdorej nga grupi si "magazina qendrore".
Momentalisht kërkohet një shqiptar, i cili së bashku me një italia konsiderohen në krye të organizatës. Gjatë hetimeve u sekuestruan gjithsej 5 kg kokainë, 43 kg marihuanë dhe 82 kg hashash./VOXnews.al