Këngëtarja Elsa Lila është arrestuar në Itali. Mediat italiane raportojnë se është vënë në pranga artistja shqiptare e cila dyshohet se bën pjesë në një organizatë kriminale që merrej me shitjen e drogës.
Sipas tyre, grupi përbëhet nga 13 persona, italianë dhe shqiptarë ndërsa drejtues i grupit rezulton një shqiptar, i cili është i shpallur në kërkim jashtë vendit ndërsa anëtarët e tjerë kishin rolin e furnitorëve. Megjithatë, këto nuk janë rastet e para që personazhe të famshëm shqiptarë kanë rënë në prangat e policisë.
Rasti më i fundit, i ndodhur pak javë më parë, ishte Arian Begaj pasi u kap e lëndë narkotike. Në shtëpi iu gjetën dhe 50 gram kokainë dhe 9 mijë euro.
1998- Viktor Zhusti u arrestua, në janar të 1998-s nga policia pasi u kap me 11 kilogramë heroinë. Për këtë vepër aktori u dënuar me 18 vite burg nga Gjykata Greke.
2002- Aktori i humorit Koço Devole u arrestua, në Itali më 9 nëntor 2003, pasi në bagazhet e makinës i janë gjendur 5 kilogramë kokainë. Ai vuajti dënimin me 8 muaj heqje lirie në burgun e Rimini-it dhe u liruar në qershor të atij viti, pasi u shpall i pafajshëm.
2016- Këngëtarja Valbona Xeka ra në pranga pasi u kap me një sasi lënde narkotike në makinë teksa po kalonte kufirin në Qafë-Thanë. Valbona Xeka u arrestua pasi gjatë kontrollit në çantë iu 12 gram kanabis. Dhe këngëtarja e viteve ’80, Liliana Kondakçi u dënua në vitin 2011 për trafik droge në Itali.
2018- Liliana Kondakçi u dënua në vitin 2011 për trafik droge në Itali. Ajo u lirua dy vite pas vendimit të drejtësisë italiane të dhënë ndaj këngëtares për përfshirjen në një rrjet të trafikimit të drogës. Gjykata e gjeti këngëtaren e njohur shqiptare fajtore për akuzën e bashkëpunimit në grup kriminal, të finalizuar në trafik lëndësh narkotike. Sipas dosjes hetimore të prokurorisë italiane theksohet se Kondakçi thirrej me pseudonimin “Mamaja”, ose “Këngëtarja”./VOXNews.al