Pas 2 vjetësh pandemi, mjeku Tritan Kalo zbulon ilaçin që ka përdorur për t'u mbrojtur nga Covid

16 March 2022, 13:54Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Pas 2 vjetësh pandemi, mjeku Tritan Kalo zbulon ilaçin që ka
Tritan Kalo

Mjeku Tritan Kalo ka zbuluar në një intervistë se ai me koronavirusin është njohur që në vitin 2005 nga një studim që kishte kryer Antony Fauci.

“Në 2005, Antony Fauci botoi një studim lidhur me koronaviruset dhe ndikimin që ka hidroksilklorina. Thoshte që përdorimi i saj në rast pandemie do të jetë medikamenti bazë për parandalimin dhe kurimin e tij. Janë viruse që janë studiuar por mënyra se si u shfaq në jetën e njerëzve ka shumë enigma. Doli apo jo nga laboratori, u infektuan nga lakuriqët e natës. Koronaviruset qarkullojnë që nga 1962, 4 prej tyre përbëjnë më të studiuarat.

Njohim disa prej tyre dhe jo derivatet që mund të dalin. Sa i përket trajtimit ose hidroksilklorina që u hodh në treg por nisur nga fakti komercial, që një trajtim i një të sëmuri me këtë kushton 4 dollarë i bën pak hije ato që duan të prodhojmë medikamente për 100 dollarë në ditë. Këto protokolle mbi hidroksilklorina u hoqën nga qarkullimi”, tha mjeku për ‘ABC e Mëngjesit’.

Ai tregoi më tej dhe “sekretin” e tij për t’u mbrojtur nga virusi. Ai tha se ka përdorur hidroksilklorinë.

“Kam filluar në dhjetor nga dy tableta në javë por për të përforcuar dhe me një tjetër, me artemisinë. Fauci shpjegonte se përdorimi i këtij medikamenti shërben si parandalim ose si mjekim. Unë për vete e kam përdorur si parandalim”, tha mjeku.


Video