Shkëlqimi dhe rënia e Elsa Lilës: Nga festivalet, çadra e PS dhe sot në qeli për drogë

16 March 2022, 13:22Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Shkëlqimi dhe rënia e Elsa Lilës: Nga festivalet, çadra e

Këngëtarja e njohur shqiptare, Elsa Lila është arrestuar sot në Itali e akuzuar si pjesë e një grupi të struktura kriminal që trafikonte drogë.

Sipas mediave italiane, operacioni është finalizuar në orët e para të mëngjesit të së mërkurës nga Drejtoria e Rrethit Anti-mafia të Romës. Blutë kanë lëshuar 13 urdhër arreste prej të cilëve janë ekzekutuar deri më tani vetëm 9.

Arti (Festivali i Këngës dhe Sanremo)

Elsa Lila është një nga ato këngëtare të rralla, të cilën publiku shqiptar e deshi menjëherë.

Elsa Lila fitoi Festivalin e këngës së lehtë në RTSH në vitin 1996  me këngën “Pyes lotin” dhe në vitin 1997 me këngën Larg Urrejtjes.

Shkëlqimi dhe rënia e Elsa Lilës: Nga festivalet, çadra e

Më pas u largua drejt Italisë, ku edhe atje vijoi karrierën në muzikë, duke marrë pjesë në Sanremo.

Ajo për herë të parë këndoi në Itali në vitin 2003 me këngën Valeria, ndërkohë që në vitin 2007, mori pjesë sërish me këngën “Il senso della vita”.

Politika

Këngëtarja shqiptare, Elsa Lila është përfshirë në politikë vite më parë, kur Partia Socialiste asokohe në opozitë hyri në grevën e urisë në Çadrën para Kryeministrisë.

Shkëlqimi dhe rënia e Elsa Lilës: Nga festivalet, çadra e

Në vitin 2010 iu bashkua deputetëve në grevën e urisë, ku ka bërë thirrje që qytetarët të mbështesnin Partinë Socialiste në kërkesën për hapjen e kutive të zgjedhjeve të 2009-ës.

Shkëlqimi dhe rënia e Elsa Lilës: Nga festivalet, çadra e

“Sot ka ardhur ora e qytetarit. Vëllezër dhe motra, unë tani do te shkoj te bashkohem me Shegen, Floren, Olten, Mozen, Ermonelen, Fatmirin dhe  te gjithë shqiptaret e ndershëm. Qe ne ketë moment, po hyj ne greve urie  me dëshirën time te lire”, shprehej Elsa Lila në mitingun e PS-së.

Elsa Lila ka pozuar disa herë krah Edi Ramës, i cili në vitin 2013 publikoi foton me këngëtaren duke u përqafuar dhe ku shpjegonte se ajo erdhi nga Italia për të votuar Rilindjen.

 



Video