VIDEO/ Ish-anëtari i bandës së "GAXHAIT" merr leje nga burgu për varrimin e djalit!

9 January 2024, 11:13Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
VIDEO/ Ish-anëtari i bandës së "GAXHAIT" merr leje nga
Gëzim Sinomati

Më shumë se 100 forca policie janë angazhuar në Vlorë, pasi Sokol Sinomati, i njohur me nofkën ‘buzëderri’ ka marrë leje nga burgu dhe po merr pjesë në ceremoninë mortore të djalit të tij, Gëzim Sinomati i cili u ekzekutua mbrëmjen e 7 Janarit me snajper.

Mediat kanë publikuar pamjet kur dhjetëra makina policie shoqërojnë ish-anëtarin e bandës së "Gaxhait".

Sokol Sinomati u dënua për vrasje në 3 Janar të vitit 2000, ku gjatë një tentative për të ekzekutuar Sokol Nuhon, qëlloi gabimisht Luigj Xhafën, kalimtar të rastit me biçikletë.

Video e siguruar nga VoxNews


Në 2014 Gjykata e Lartë atëherë me relator Edmond Islamaj vendosën që Armando Sulejmani (Cipuri) dhe Sokol Sinomati me pseudonimin “Buzëderri”,  të dy ushtarë të bandës së Gaxhait të mos dënoheshin me burgime përjetë si pjesëmarrës në bandën e armatosur të Gaxhait, por të dënoheshin me akuzën e “Vjedhjes me dhunë” në bashkëpunim me 16 vite burgim.

Por duke qenë të dënuar për një tjetër krim në Vlorë, në vitin 2002 në Skelë, ku i vrarë mbeti Elton Tato dhe u plagos Robert Boraku, Sonomati mbeti në burg.


Video