VRAS*A e 41-vjeçares SHTATZËNË në Greqi, dalin PAMJET nga zona ku u hodh trupi i pajetë!

9 January 2024, 10:58Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
VRAS*A e 41-vjeçares SHTATZËNË në Greqi, dalin PAMJET nga
Georgia Murati

Detaje të reja nga vrasja e 41-vjeçares, Georgia Murati, nga partneri i saj në natën e ndërrimit të viteve në Greqi.

Gazeta greke Protothema ka publikuar video nga vendi ku u hodh kufoma e shqiptares shtatzënë.

Partneri së bashku me mikun e tij, hodhën trupin e pajetë të 41-vjeçares në një zonë të shkretë mes Nea Triglia dhe Galatista.

Partneri i 41-vjeçares ka tentuar të “hutojë” autoritetet duke thënë se gruaja është zhdukur duke marrë me vete një shumë të madhe parash.

E ndjera ishte nënë e një vajze 13 vjeç nga martesa e parë e saj, ndërsa ishte shtatzënë në muajin e tretë me bashkëshortin e ri.

Si ra policia në gjurmët e saj

Menjëherë pas zhdukjes së gruas, policia nisi hetimet, duke filluar nga analizimi i pamjeve të kamerave të sigurisë së zonës ku ajo banonte.

Ata kanë parë se burri i 41-vjeçares, një ditë para se ajo të shpallej e zhdukur, kishte dalë nga banesa duke mbajtur një sënduk.

Policia më pas kontrolloi shtëpinë ku gjeti gjurmë gjaku, flokët dhe ADN-në e gruas.

Sipas informacioneve, partneri i gruas së vrarë është me precedentë penalë, pasi është dënuar pesë herë për rrahjen e së motrës./Protothema



Video