Abuzoi seks*alisht me vajzën e mitur të njerkës, babai i 29-vjeçarit me LOT në sy: Bashkëjetuesja e akuzon djalin sepse...

9 January 2024, 09:54Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Abuzoi seks*alisht me vajzën e mitur të njerkës, babai i
Babai i 29 vjeçarit Kledi Tirollari

Gjykata e Korçës ka vendosur sot masën e sigurisë arrest me burg për Kledi Tirollarin 29-vjeçarin i cili akuzohet të ketë kryer marrëdhënie seksuale më një të mitur.

Denoncimi është bërë nga nëna e të miturës pak ditë më parë, ndërsa ka qenë 12-vjeçarja e cila në prani të psikologëve ka pranuar se është në një lidhje 2-vjeçare me Tirollarin.

Në lidhje me ngjarjen ka folur edhe babai i 29-vjeçarit.

Video e marrë nga bw:

Ai pretendon se abuzimi nuk ka ndodhur dhe se denoncimi ka ardhur si hakmarrje nga bashkëjetuesja e tij pas një konflikti në çift.

“Nuk është e vërtetë. E akuzoi për arsye se u zu me mua. U konfliktua me mua dhe akuzoi djalin. Djali kishte shtëpi më vete. Ne kishim një dhomë veç. Bashkëjetuesja u zu me mua dhe tha do ju fus të gjithëve në burg”, ka deklaruar ai.


Video