Vrasja e Arjan Spahiut në Belgjikë, prokurorët belgë zbarkojnë në Shqipëri

13 April 2022, 15:35Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Vrasja e Arjan Spahiut në Belgjikë, prokurorët belgë
Në foto: Viktima Arjan Spahiu dhe Erjon Alibeaj

Vrasja e Arjan Spahiut, i njohur si Arjani i Vogël në Molenbeek, sjell për të dytën herë në Shqipëri një grup prokurorësh belgë. Në vizitën e parë prokurorët e huaj, morën në pyetje, Erjon Alibej i cili konsiderohet si kreu i një grupi kriminal që ka urdhëruar vrasjen e dy personave në shenjë hakmarrje për vrasjen e vëllait të tij, Endrit Alibej në masakrën e Bradasheshit dhjetorin e 2018.

Ndër të tjera, Alibej iu ka pohuar hetuesve belgë se ka dyshime qe pas vrasjes së vëllait fshihet grupi kriminal i drejtuar nga Franc Çopja. Ai thotë se ishte Arjan Spahiu, me të cilin kishte lidhje krushqie, që kishte siguruar informacion dhe të dhëna për vrasësit e vëllait të tij dhe pas kësaj ai u ekzekutua në Belgjikë.

BW shkruan se prokuroria e Elbasanit bënë me dije, se belgët kanë marrë kontakt me ta dhe kanë kërkuar informacion në lidhje me këto dy grupe kriminale, të cilët u përplasën për trafikun e kokainës. Ndërsa më herët përmes një letërporosie kanë kërkuar pyetjen e disa personave që kanë dijeni për vrasjet e ndodhura si pasojë e përplasjes së grupeve rivale që zanafillën e ka nga zhdukja e një sasie kokaine në Britaninë e Madhe.


Video