Aksident i rëndë ne aksin Laç-Mamurras, 4 të plagosur

13 April 2022, 15:18Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Aksident i rëndë ne aksin Laç-Mamurras, 4 të plagosur

Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin Laç-Mamurras.

Dy autovetura janë përplasur pranë fshatit Katund i Ri. Nga aksidenti kanë mbetur të plagosur 4 persona, dy prej të cilëve janë dërguar në spitalin ushtarak për ndihmë të specializuar. Dy të tjerë janë dërguar në spitalin e Lezhës. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje duke zbardhur shkaqet e aksidentit.

 


Video