Niveli i ujit në lumin e Vjosës ka filluar të ulet mëngjesin e ditës së sotme pas situatës së vështirë të krijuar dje.
Ditën e djeshme lumi doli nga shtrati duke krijuar problematika të theksuara dhe vështirësi për banorët e zonës.
Sakaq, me uljen e sasisë së reshjeve ka rënë niveli i prurjeve në lumë, edhe pse dëmet në zonat përreth janë të mëdha.
Kryeministri Rama ka ndarë një postim në rrjetet sociale ku njofton se ka nisur procesi i verifikimit të dëmeve, ndërsa strukturat do të jenë në dispozicion për çdo nevojë e emergjencë.
“Niveli i ujit në lumin Vjosë ka rënë në mënyrë të ndjeshme. Ka filluar procesi i verifikimit të dëmeve në të gjithë zonën, ndërsa strukturat përkatëse mbeten në gatishmëri dhe në shërbim të plotë të të gjithë banorëve për çdo nevojë apo emergjencë”, shkruan Rama.