Rama mbledh sot Komitetin e Emergjencave Civile

9 Janar 2026, 07:54Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Edi Rama

Qeveria po harton paketën që do garantojë dëmshpërblimin për tokat bujqësore dhe banesat.

Sot në orën 08:30, kryeministri Edi Rama do të mbledhë në godinën qeveritare Komitetin Ndërministror të Emergjencave Civile për të adresuar problematikën e përmbytjeve në mbarë vendin.

Pjesë e mbledhjes do jenë ministritë e linjës, përgjegjëse për të menaxhuar situatën: Ministria e Mbrojtjes, e Brendshme, e Financave, Energjia, Infrastruktura, Bujqësia si dhe përfaqësues të Agjencisë Kombëtare të Mbrojtjes Civile.

Në mbledhje do të diskutohet edhe për paketën e dëmshpërblimeve, nga e cila do të përfitojnë të gjithë familjarët, bizneset dhe fermerët që u janë prekur tokat bujqësore.

Më herët Kryeministri Rama, përmes postimeve në rrjetet sociale gjatë gjithë ditës, i ka bërë thirrje qytetarëve që të jenë të kujdesshëm dhe të komunikojnë për çdo nevojë me institucionet, të cilat sipas tij janë në terren 24 orë në 24.


Video