Zjarri te “5 Maji”, shefi i zjarrfikësve të Tiranës: Vatra drejt shuarjes

8 Janar 2026, 22:23Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Zjarri te “5 Maji”

Shkëlqim Goxhaj, drejtori i Zjarrfikëses në Tiranë, tha se vatra e zjarrit në tregun e rrobave te “5 Maji” është drejt shuarjes.

Ai deklaroi se zjarrfikësit janë duke bërë një punë heroike në terren

Goxhaj tha se kapanonet në flakë kanë rroba dhe objekte plastike që kanë përhapur zjarrin. Nuk dihet ende nëse ka bombula gazi brenda.

Sakaq, Goxhaj shtoi se zjarrfikësit janë drejt izolimit të plotë të vatrës së zjarrit.

Shkëlqim Goxhaj: Këto kapanone dhe biznese janë të sigurta. Zjarri është lokalizuar vetëm te objekti që ra në fillim. Ishte ora e parë. Që ne luftuam me të gjithë forcat janë vetë materialet dhe çatia që përcillte zjarrin. Kaluam pastaj në izolimin e vatrës së zjarrit vetëm në këtë objekt. Duke rrethuar objektin me forca nga shërbimi i Tiranës Kamzës Vorës dhe Elbasanit. Kemi ndihmë nga policia e shtetit dhe bashkiake. Duke ditur materialet brenda komplet rroba dhe pajisje plastike kemi kaluar në planin e dytë me izolimin e objektit që të mos përhapet.

Dyqanet janë të ndryshme nuk kemi arritur të dallojmë se çfarë ka brenda. Ka sasi të madhe rroba dhe plastike. Për detaje do shikojmë në hollësi. Jemi në momentin që është drejt fundi vatra e zjarrit. Nuk ka informacione që ka ardhur ndihmë nga ushtria. Ekspertizën do e bëjnë policia dhe punonjësit tanë.

 

 

 


Video