Zjarri masiv te 5 Maji në VIDEO dhe FOTO, pranë vatrës së zjarrit dyshohet se ka bombola gazi

8 Janar 2026, 21:50Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Zjarri masiv te 5 Maji

 

Një zjarr i madh ka përfshirë mbrëmjen e sotme tregun e rrobave të përdorura në lagjen 5 Maji në Tiranë. Fillimisht flakët dogjën një kapanon dhe më pas u përhapën masivisht.

Fatmirësisht, nuk ka persona të lënduar, por dëmet materiale janë të konsiderueshme.


Dhjetëra forca zjarrfikëse nga Tirana, Elbasani, Vora dhe ushtria janë sinjalizuar për të vendosur flakët nën kontroll.

Situata mbetet e vështirë për shkak të përmasave të mëdha të zjarrit dhe materialeve lehtësisht të djegshme dhe kabujve elektrikë. Energjia elektrike në zonë është ndërprerë për sigurinë e banorëve.

Zjarrfikëset dhe policia janë në vendngjarje, në përpjekje për të vendosur zjarret nën kontroll.

Ka dyshime se pranë flakëve ka bombola gazi, pasi përdoren për ngrohje nga tregtarët.

Prandaj, perimetri nga ana e policisë është zgjeruar.



Video