Videoja e TikTok-ut vë nën hetim tre policë të komisariatit të Korçës

14 June 2022, 17:45Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Videoja e TikTok-ut vë nën hetim tre policë të komisariatit
Komisariati i Policisë së Korçës

Tre efektivë të komisariatit të Korçës janë vënë nën hetim nga Prokuroria e qytetit juglindor.

Ata janë proceduar penalisht për shkak të një video të publikuar në rrjetin social Tik Tok, ku bullizohej një shtetas në kohë pandemie i cili ishte shoqëruar në automjetin e policisë për masat kundër Covid 19.

Burime bëjnë me dije se i riu ka bërë kallëzim pranë Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore, ku ditën e sotme ka filluar edhe proçedimi penal ndaj policëve.

Ende nuk dihet identiteti i tre efektivëve që janë vënë nën hetim, ndërkohë që pritet një njoftim nga Agjencia e Mbikëqyrjes Policore


Video