“Çmendet” moti, Leskoviku "zbardhet" nga breshëri, shkatërrohen të mbjellat (FOTO)

14 June 2022, 13:52Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
“Çmendet” moti, Leskoviku "zbardhet" nga
Breshëri në Leskovik

Moti i keq ka përfshirë mesditën e kësaj të marte zonën e Leskovikut, ku bashkë me rrebeshin e shiut, nuk ka munguar as breshëri.

Mësohet se reshjet e breshërit kanë rënë pë rreth 30 minuta, duke "zbardhur" Kolonjën, por ndërkohë janë prishur dhe të mbjellat e fermerëve. Më shumë janë goditur vreshtaritë dhe drutë frutore.

Kjo është hera e dytë që zona e Leskovikut preket nga breshëri brenda pak kohësh, ku para disa javësh dëmtime të mëdha pati dhe në fshatin Boshanj.

 



Video