
Kasandro Noga i dyshuar, se qëlloi me plumba pas shpine për të vrarë Erion Hasanbelliun, në Belgjikë, është arrestuar nga policia e Vjenës, thonë burime për Report Tv.
Ai është lokalizuar në bashkëpunim me policinë belge dhe shqiptare. Noga u arrestua teksa po dilte nga shtëpia për të shkuar në aeroport dhe për të ardhur në drejtim të Tiranës.
Dyshohet se tentativa për vrasje ka ndodhur për shkak të hasmërive mes Erion Hasanbelliu dhe Kasandro Nogës.
Gjithçka nisi në vitin 2000, kur Kasandro Noga, i veshur si polic, hyri me automatik në dorë bashkë me Julian Çelën dhe pasi kanë shkelmuar derën e reanimacionit ku ndodheshin te shtruar Aqif Hasanbelliu (babai i Geronit) dhe Dritan Hajdini (shoku e Geronit) u ka hequr serumin nga krahu dhe me breshëri automatiku i ka lënë të vdekur në vend.
Më pas hakmarrja vazhdoi edhe me një seri ngjarjesh të tjera, pasi Erion Hasanbelliu bashkë me vëllain e tij Geron Hasanbelliu ekzekutuan Julian Çelën dhe plagosën rëndë Kasandro Nogën në 2002, në Belgjikë.