Tirana nesër pa drita, ja orari dhe zonat ku do të ndërpritet energjia elektrike

14 June 2022, 17:29Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Tirana nesër pa drita, ja orari dhe zonat ku do të ndërpritet
Foto ilustruese

Ditën e nesërme do të ketë ndërprerje të energjisë elektrike në disa zona të Tiranës. 

Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike njofton se arsyeja e ndërprerjes së energjisë do të jetë për shkak të investimit për mirëmbajtjen e rrjetit, ku do të kryhen remonte në disa fidera.

Gjatë intervalit kohor 09:00-15:00 do të ndërpritet energjia elektrike në: Shën Mëri, Dom , Fag , Derje, Mullet, Ibë, Gurrë, Pëllumbas, Zgafnor, Valias. Ndërsa, gjatë intervalit kohor 10:00-14:00 do të ndërpritet energjia elektrike në Zall Herr dhe Bovillë.

Njoftimi:

Stakim, 15 qershor
Në vijim të investimit për mirëmbajtjen e rrjetit, në datën 15 qershor gjatë intervalit kohor 09:00-15:00 do të kryhen remonte në disa fidera të NST Qafë Mollë, NST Valias, NST Dinamo dhe NST Farkë.

Pa energji do të mbeten këto zona në Tiranë

09:00-15:00
Pjesërisht: Shën Mëri, Dom , Fag , Derje, Mullet, Ibë, Gurrë, Pëllumbas, Zgafnor, Valias

10:00-14:00
Pjesërisht: Zall Herr, Bovillë


Video