VIDEO/ Rrezikohet jeta e dy efektivëve të Rrugores, rrëshqasin me motor në mes të rrugës

26 May 2023, 16:41Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
VIDEO/ Rrezikohet jeta e dy efektivëve të Rrugores, rrëshqasin me
Momenti i aksidentit

Dy efektivë të Policisë Rrugore janë aksidentuar teksa kanë qenë duke lëvizur me motor.

Siç shihet dhe nga pamjet e publikuara nga JOQ, ata rrëshkasin me motor dhe bien në mes të rrugës. Aty janë duke kaluar dhe automjete të tjerë, gjë e cila ka vënë në rrezik jetën e tyre.

Policët janë dëmtuar pak në pjesën e krahëve dhe janë ngritur menjëherë nga rruga. Ata kanë marrë motorin dhe janë larguar.

Dyshohet se shkaku i aksidentit të ketë qenë vaji i hedhur në rrugë, e cila ka sjellë rrëshkitjen e motorit.




Video