Protestat nxjerrin në pah krizën te Trauma, sallat e operacionit...
15 October, 18:35Fokus

Një grua e moshuar është hedhur nga ura në lumin Vjosë në hyrje të qytetit të Përmetit.
70-vjeçarja ka tentuar t’i japë fund jetës duke u hedhur në lumë.
Por disa të rinj të gjendur rastësisht aty, janë hedhur gjithashtu në ujë për ta shpëtuar.
Ata kanë arritur ta nxjerrin nga lumi dhe e moshuara është dërguar në spital.
Nuk dihet ende gjendja e saj shëndetësore. Dyshohet se 70-vjeçarja ka tentuar të vetëvritet në kushtet e depresionit.