Keni plane për fundjavën, por keni hallin e shiut? Ja se çfarë rezervon moti

26 May 2023, 14:59Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Keni plane për fundjavën, por keni hallin e shiut? Ja se
Foto ilustruese

Fundjava pritet të jetë në ndikim të kushteve atmosferike të paqëndrueshme.

Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, moti parashikohet të nisë me kthjellime dhe prej mesdite zhvillim të vranësirave. Në orët e mesditës deri pasdite vranësirat do të pasohen nga reshje shiu të cilat hera-herës do të jenë edhe në formën e shtrëngatave afatshkurtëra.

Era do të fryjë me drejtim nga veriperëndim me shpejtësi mesatare 1-8m/s, shoqëruar me valëzim në dete të forcës 1 ballë.



Video