VIDEO: Protestë në sheshin “Skënderbej” kundër bombardimeve në Gaza, i pranishëm edhe prifti ortodoks

20 October 2023, 16:43Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
VIDEO: Protestë në sheshin “Skënderbej” kundër
Protesta në mbështetje të Palestinës te sheshi "Skënderbej" Tiranë

Dhjetra qytetarë janë mbledhur sot në sheshin “Skënderbej” në Tiranë për të protestuar kundër fushatës së bombardimeve izraelite në Gaza.

Me flamuj të Palestinës, flamuj shqiptarë si dhe me parrullat “Ndal bombardimeve në Gaza” dhe “Palestina e lirë”, ata kanë protestuar për disa minuta poshtë statujës së heroit kombëtar Gjergj Kastrioti Skënderbeu, në qendër të Tiranës.

Në protestë ka qenë i pranishëm edhe i vetëshpalluri prift i Elbasanit, At Nikolla Xhufka.

Një protestë e ngjashme është mbajtur po ditën e sotme në Shkup të Maqedonisë së Veriut.

 




Video