VIDEO/ Momenti kur RENEA nxjerr 4 trupat e pajetë në Gramsh, familjarët shpërthejnë në lot!

22 July 2023, 09:02Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

VIDEO/ Momenti kur RENEA nxjerr 4 trupat e pajetë në Gramsh,

Këto janë momentet kur nxirren të pajetë trupat e 4 personave që mbytur në liqenin e Bënjës. Forcat e RENEA-s nxorrën trupat e babait me dy djemtë dhe të nipit 20-vjeçar.

Familjarët kanë shpërthyer në lot e të qara pasi kanë identifikuar viktimat në tragjedinë e ndodhur në Gramsh.

Arben Zogu, 46 vjeç bashkë me dy djemtë e tij Rubensin 19 vjeç dhe Estin e vogël 14 vjeç si dhe nipin e tij Melis Zogu, vetëm 20-vjeç, u mbytën në liqenin e Hidrocentralit të Banjës në fshatin Drizë të Gramshit. Alarmin për mbytjen e tyre e dhanë familjarët, të cilët njoftuan policinë.

Video e marrë nga Dosja:


Ishin forcat palombare të RENEA-s, të cilët pothuajse brenda 90 minutave, nxorrën nga uji trupat e pajetë të 4 viktimave. Trupi i parë që u nxorr nga uji ishte ai i 46-vjeçarit Arben Zogu e më pas u nxorrën edhe trupat e tre djemve.

 


Video