Brenda nje ore dy pushues kanë humbur jetën në bregdet.
Rreth orës 19:20 të së premtes, në Porto Romano të Durrësit shtetasi H. D., 68 vjeç, banues në Durrës, sapo ka rënë në kontakt me ujin ka shfaqur probleme shëndetësore.
Familjarët dhe pushuesit e tjerë e kanë ndimuar duke i dhënë ndihmën e parë dhe mënjeherë është transportuar për në spital, por ka ndërruar jetë. Paraprakisht dyshohet arrest kardiak.
Në plazhin e Tales, shtetasi B.Xh, rreth 52 vjeç, banues në Kamzë Tiranë, sapo ka rënë në kontakt me ujin në anë të detit nuk është ndier mirë. Roja bregdetare dhe pushuesit e tjerë e kanë ndimuar duke i dhënë ndihmën e parë dhe mënjeherë është transportuar në Spitalin rajonal, por ka ndërruar jetë. Paraprakisht dyshohet se 52-vjeçari ka pësuar arrest kardiak.
Grupi hetimor vijon punën për përcaktimin e saktë të humbjes së jetës së 52-vjeçarit.